Lajme Shqip Monday, 12 December 2011 08:30

Athinë-Një raund i ri konsultimesh fillon sot në Athinë, me qëllim finalizimin e marrëveshjes së re të kredisë për Greqinë, diskutime që janë parashikuar të përfundojnë në fillim të janarit. 

Kështu pritet të mbërrijnë sot në Athinë, kreu i Trojkës, përfaqësuesi i FMN, përfaqësuesi i Komisionit Evropian, ai i Bankës qëndrore Evropiane, Komisioneri i BE për Politikat Rajonale dhe kreu i “Task Force”. 

Angazhimi i treguar edhe me shkrim nga liderët grekë për zbatimin e vendimeve të samitit të 26 tetorit për Greqinë, ka krijuar një klimë pozitive për rezultatin e këtyre negociatave, dhe për vlerësimet që do t’i bëhen punës së qeverisë.

Në të njëjtin kontekst, Kryeministri Lukas Papadhimos deklaroi pas samitit të BE, se masat që mund të kërkohen për vitet 2013-2014, do të specifikohen pas përfundimit të programit të dytë të mbështetjes së ekonomisë greke. (LajmeShqip.com)