Lajme Shqip Thursday, 10 November 2011 07:10

Athinë – Takimi i liderëve të partive politike me presidentin e shtetit, ku pritej të kumtohet emri i kryeministrit të ri, u shty për sot pasdite, lajmëruan mediat greke duke iu referuar burimeve të Kabinetit.

Takimi u anulua pasi Papandreu dhe Samaras filluan biseda me presidentin e shtetit Karolos Papuljas për kabinet të ri të koalicionit.

Agjencia greke ANA-MPA lajmëroi se me siguri pas këtij takimi do të kumtohet edhe emri i kryeministrit të ri, i cili do ta udhëheqë qeverinë kalimtare.

Lideri i LAOS-it, Jorgos Karaxhaferis e braktisi më herët takimin duke e akuzuar Papandreun dhe Samarasin për lojëra politike, në të cilat e involvojnë edhe Papuljasin