Lajme Shqip Saturday, 04 February 2012 19:30

Athinë- Kryeminsitri grek, Llukas Papadhimos nuk do të japë dorëheqje madje edhe sikur të nodhë mospajtim midis liderëve të tre partive kryesore parlamentare në përgjigjen ndaj kërkesave të kreditorëve ndërkombëtarë, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Pandelis Kapsis.

Ai i mohoi raportimet nëpër media se Papadhimos është kërcënuar me dorëheqje, në mënyrë që t’i shtyejë liderët e partive t’i miratojnë kushtet për uljen e rrogave dhe pensioneve.

“Një zgjidhje e tillë nuk po shqyrtohet. Të gjithë po punojmë për gjetjen e zgjidhjes”, deklaroi Kapsis.

Papadhimos sot duhet të ketë takim me kryetarin e PASOK-ut, Jorgos Papandreu, me liderin e Demokracisë së Re, Andonis Samaras dhe të partisë nacionaliste LAOS, Jorgos Karaxhaferis. Nga rezultatet e atyre bisedimeve mund të varet fati i pakos së dytë të ndihmës financiare për Greqinë nga BE-ja dhe FMN-ja, në vlerë prej 130 miliardë eurove. (LajmeShqip.com)