Lajme Shqip Thursday, 16 February 2012 20:31

Athinë- Greqia dhe kreditorët ndërkombëtarë u dakorduan për masa, të cilat do të lejojnë zvogëlim të shpenzimeve buxhetore në vlerë prej 325 milionë eurove.

Kjo ishte një ndër kushtet për përmirësimin e pakos së dytë shpëtuese për Greqinë në vlerë prej 130 miliardë eurove.

“Qindra milionë euro do të vijnë deri te zvogëlimi i shpenzimeve operative në Ministrinë e Mbrojtjes dhe 90 milionë nga zvogëlimi i pagave në sektorin publik më herët nga ajo që është planifikuar. 135 milionë euro të tjerat do të arrijnë nga zvogëlimi shtesë i shpenzimeve nga Ministria e Punëve të Brendshme, e Shëndetësisë dhe e Punës”, deklaroi burimi qeveritar.

Athina pranoi të zbatojë pako të masave me të cilat do të kursejë 3,3 miliardë euro. Greqia shpreson se Eurogrupi të hënën do ta përmirësojë planin shpëtues për vendin pas shumë muajve negociata. (LajmeShqip.com)