Lajme Shqip Monday, 14 November 2011 13:30

Një statujë gjigantë e Aleksandrit të Madh së shpejti do të vendoset edhe në sheshin e Athinës.

Sipas mediave maqedonase, projekti i tillë vjen vetëm disa muaj pasi që statuja gjigante e figurës kontroverse historike u vendos në Shkup, por me emrin “Ushtari në kal”, me qëllim të shmangies së provokimeve ndaj Athinës.

Paralajmërimi për ngritjen e statujës gjigante në Athinë u bë në një konferencë ndërkombëtare me temën “Aleksandri në mitet dhe historinë” që u mbajt në Athinë, ku pjesëmarrësit diskutuan se ky personalitet i historisë ka qenë një grek i pastër.

Profesori britanik i historisë Robin Lein Foks ka deklaruar në këtë konferencë se maqedonasit janë të paditur dhe të thjeshtë në tentimet e tyre për të përvetësuar figura historike greke. Projekti për vendosjen e statujës do të nis të realizohet dhe pritet vendosja e saj gjatë vitit të ardhshëm, ku Aleksandri do të ketë një pamje të periudhës së tij të rinisë.