Lajme Shqip Tuesday, 08 November 2011 14:50

Athinë – Fuqia kryesore opozitare në Greqi – ‘Demokracia e Re’ u dakordua që përfaqësuesit e saj të hyjnë në përbërjen e qeverisë së re të koalicionit, kumtuan agjencitë, duke iu referuar përfaqësuesit të partisë, përgjegjës për shtypin Janis Mihelakis.

Në një intervistë për televizionin privat “Antena” Mihelakis deklaroi se në qeverinë e re do të hyjnë politikanë partiak, duke e përjashtuar mundësinë që Qeveria të përbëhet tërësisht nga teknokratë.

Mihelakis nënvizoi se ‘Demokracia e Re’ sot e pret emërimin e kryeministrit të ri, pa precizuar se cilat janë kandidaturat e mundshme që partia e tij i konsideron për të pranueshme.

Në bisedime joformale me gazetarët, disa përfaqësitë e ‘Demokracisë së Re’ deklaruan se “linja e kuqe” për partinë edhe më tej mbetet çështja për afatin për zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat së pari janë konfirmuar për më 19 shkurt. Ata nënvizojnë se për këtë çështje partia nuk planifikon të bëj kurrfarë lëshimesh.

Përfaqësues të konservativëve theksojnë se në periudhën e veprimeve të qeverisë kalimtare të njësisë kombëtare, ata nuk do të japin aprovimin për kurrfarë masa të reja të rrepta për kursime. Sipas tyre, masat për forcimin e rripave për vitin 2011-2012 tani më janë miratuar nga parlamenti, ndërsa masat për vitin 2013-2014 do të shqyrtohen gjatë muajit qershor nga qeveria tjetër, që do të formohet pas zgjedhjeve parlamentare në muajin shkurt.