Lajme Shqip Sunday, 04 March 2012 12:43

Selanik- Policia greke komunikoi se ka arrestuar 35 persona në pjesën veriore dhe qendrore të vendit, duke konfiskuar numër të madh të sendeve antike, në pjesën më të madhe monedha.

Sipas policisë në shtëpinë e njërit pres të dyshuarve janë gjetur rreth 4.000 monedha antike.

Kumtesë zyrtare me hollësi për operacionin pritet të publikohet të hënën.