Lajme Shqip Wednesday, 10 July 2013 10:04

Shkup – Për disa ditë në Banjën e Kumanovës, lokaliteti rekreativ i qytetit po qëndrojnë të shkruara grafite antishqiptare.
Qytetarët që kanë vizituar këtë lokalitet kanë shprehur shqetësime për grafitet në të cilat shkruhen porosi albanofobe si “Vdekje për shqiptarët”, “Vdekje për shqiptarët dhe grekët” si dhe “Vrajë dhe ther shqiptarin që të mos ekzistojë”, etj.
Reporteri i agjencisë së lajmeve INA përmes fokusit të fotoaparatit sjellë grafitet e shkruara pikërisht në objektin e banjës, ku shumica e pushuesve dhe qytetarëve të moshuar për nevojat e tyre shëndetësore vijnë dhe vizitojnë këtë lokalitet.
Lidhur me këtë ngjarje qytetarët kanë theksuar se kanë alarmuar edhe organet e rendit si dhe ato komunale, por deri tani nuk janë shlyer ato dhe se nuk është ndërmarrë asnjë veprim.