Lajme Shqip Thursday, 12 May 2011 21:15

Shkup – Në mëngjesin e të enjtes është grabitur Banka Ekonomike në Çair të Shkupit, me ç`rast grabitësit kanë marrë mbi 5 mijë euro. Grabitja është kryer pikërisht në bankën që gjendet në ndërtesën e komunës së Çairit.

Siç bën të ditur policia, grabitësi i panjohur ka ndërhyrë në ambientet e bankës dhe nën kërcënimin e armëve ka marrë paratë nga të punësuarit.

Dëshmitarë okularë i kanë thënë policisë se dyshojnë se grabitësi mund të jetë një i mitur, por identiteti i tij është akoma i panjohur.

Grabitësi është xhiruar edhe nga video-kamerat e bankës, por xhirimet po shqyrtohen nga ana e ekipeve speciale policore.