Lajme Shqip Thursday, 24 March 2011 11:30

Geteborg – Byroja migruese suedeze miratoi vendim të ri lidhur me dëbimin e dy fëmijëve të moshës 5 dhe 9-vjeçare nga qyteti suedez Lund për në Maqedoni, njoftoi dje në mbrëmje Radioja suedeze.

“Vendimi është se fëmijëve u aprovohet leja për qëndrim të përhershëm në Suedi”, tha Mikael Ribenvik, shef i shërbimit juridik pranë Byrosë migruese.

Ndryshimi lidhur me vendimin paraprak për ekstradim pas marrjes së informacioneve të reja.

Bëhet fjalë, para se gjithash, për Këshillin social në komunën në të cilën jetojnë fëmijët, Ostra Goinge, i cili “nuk u ka mundësuar fëmijëve përkujdesje shëndetësore, ndërsa që mund të pritej nga organ kompetent suedez”.

“Nuk u është ofruar asnjë mundësi, për shembull, për mësim në gjuhën amtare. Fëmijët nuk kanë qenë as të informuar për situatën, se u është kanosur dëbim”, thotë Mikael Ribenvik. Fëmijët, të cilët sipas paralajmërimeve paraprake duhej të ekstradohen në Maqedoni sot (24 mars), janë vendosur në shtëpinë e fëmijëve në Lund.

Në Suedi qëndrojnë prej vitit 2006. E ëma e tyre fshihet nga autoritetet në Suedi, pasi familjes i është refuzuar kërkesa për aprovim të azilit, ndërsa i ati ka vdekur.

“Sa i përket së ëmës, nuk është marrë kurrfarë vendimi, duke pasur parasysh atë se fshihet. Por, kuptohet, është e rëndësihme që ajo të fitojë mundësi ta ripërtërijë kontaktin me fëmijët”, tha Ribenvik.