Lajme Shqip Friday, 05 August 2011 13:48

Gostivar – Në orët e pasdites së të enjtes, në lumin Vardar, në Gositivar, policia ka gjetur trupin e pajetë të fëmijës pesëvjeçar, Ehan Z., nga Gostivari.

Trupi i pajetë i fëmijës është vërejtur nga kalimtarë të rastit, në afërsi të qendrës për punësim në Gostivar.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë ekipe të ndihmës së shpejtë, gjykatësi hetues dhe prokurori, ndërsa trupi i pajetë i pesëvjeçarit është dërguar në Institutin për Mjekësi Ligjore, ku do të bëhet obduksioni. (LajmeShqip.com)