Lajme Shqip Wednesday, 16 November 2011 15:24

Ndihmësi i sekretarit amerikan Gordon, bëri thirrje për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës dhe thirrje Serbisë të pranojë realitetin e ri të Kosovës. Ai vlerësoi Bosnjën për luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, i bëri thirrje Maqedonisë të zgjidhë mosmarrëveshjen e emrit, si dhe udhëheqësve të Shqipërisë për t’i vënë si pjesë të të kaluarës grindjet e tyre personale.

Ai shqyrtoi progresin e bërë deri më tani me angazhimin e vazhdueshëm dhe ndihmën amerikane. “Prania ushtarake e NATO-s ka qenë si rezultat i stabilitetit më të madh rajonal. Sllovenia u bashkua me BE në 2004, Shqipëria dhe Kroacia ju bashkua NATO-s në vitin 2009, ndërkohë Kroacia u ftua kohët e fundit për t’u bashkuar me BE në 2013.

Atlantiku i Veriut ka thënë se Maqedonia do të marrë një ftesë për t’u bashkuar me NATO-n menjëherë sa të zgjidhë çështjen e emrit.

Kosova është afër përvjetorit të katërt të pavarësisë së saj dhe vazhdon të përparojë si një demokraci multi-etnike. Mali i Zi, vetëm pesë vjet pasi mori pavarësisë, tashmë ka statusin e kandidatit dhe është një pjesëmarrës i plotë në Planin e Veprimit të Anëtarësimit në NATO.

Serbia ka një Marrëveshje Stabilizim-Asociimi me BE-në dhe ka ndërmarrë hapa të dukshëm në drejtim të arritjes së statusit të kandidatit, duke përfshirë arrestimin e Ratko Mlladiçit dhe Goran Haxhiçit “, shpjegon Gordon duke shtuar se këto vende kanë ende punë për të bërë.