Lajme Shqip Monday, 13 February 2012 11:10

New York – Motorri kërkues kryesor botëror i internetit, “Google”, së shpejti do të prezantojë “sistemin shtëpiak për argëtim”, kumtoi “Wallstreet Journal “, duke iu referuar burimeve të afërta me “Google”.

Versioni i parë i “Sistemit shtëpiak për argëtim” do të shërbejë për dëgjimin e muzikës, edhe pse më vonë modelet ndoshta do të mund të emetojnë video dhe “forma të tjera të përmbajtjes dixhitale”.

Thelbi i atij sistemi do të jetë aparati i bërë në bazë të sistemit operativ Android, ndërkaq me të do të menaxhohet me ndihmë të smartfonëve dhe tabletëve.

Tashmë projekti është në fazë të përpunimit prej disa vitesh.

“Google” në janar filloi me testimin e prototipit, që do të zgjasë deri në korrik.

Për momentin, projekti më i njohur muzikor i “Google” është shërbimi “Google music”, që është i kapshëm vetëm në territorin e SHBA-së.