Lajme Shqip Wednesday, 30 March 2011 16:43

Uashington – Pothuajse gjysma e votuesve amerikanë janë kundër futjes së shtetit në konfliktin në Libi, thuhet në rezultatet nga sondazhi.

Gjithsej 47 për qind e të anketuarve janë kundër angazhimit të SHBA-së në Libi, ndërsa 41 për qind japin mbështetje, thuhet në sondazhin e Universitetit Kuinipiak. Pesëdhjetë e tre për qind e të anketuarve aprovojnë përdorim të raketave amerikane me rreze të madhe veprimi për shkatërrim të bazave libiane për MKA, ndërsa 48 për qind konsiderojnë se SHBA-ja nuk duhet me dhunë ta ndërrojë Gadafin.

Sipas 58 për qind e të anketuarve, Obama nuk i ka definuar qartë qëllimet e SHBA-së në Libi dhe në sondazh Obama ma rejting më të ulët nga fillimi i mandatit në janar të vitit 2009 – 42 për qind janë të kënaqur nga puna e tij, ndërsa 48 për qind janë të pakënaqur.

Sipas 50 për qind e të anketuarve, Obama nuk ka merituar të rizgjidhet për mandat të dytë.