Lajme Shqip Thursday, 03 November 2011 18:24

Texas – Hillary Adams është vajza që postoi në YouTube klipin teksa babai e rrihte me rripin e pantallonave, një klip që i përkiste vitit 2004. Vajza 23 vjeçare ka rrëfyer dje përpara gjykatës se dhuna ishte një rregull i zakonshëm në familjen e tyre.

William Adams ka qenë gjyqtar i Gjykatës së Aransit, ndërsa sot është nën ndjekje penale për ushtrim dhune të vazhdueshme ndaj vajzës së tij 16 vjeçare. Ai e rrihte vajzën me rripin e pantallonave, si ndëshkim për përdorimin e internetit, të cilën ajo e shfrytëzonte për të marrë muzikë dhe lojëra të cilat nuk mundësoheshin për t’i blerë ligjërisht.

Vajza, e cila vuante nga një paralizë cerebrale, kishte pasion për teknologjinë, që nga këndvështrimet e të atit, duhej t’i ndalohej rreptësisht ky lloj komunikimi. Në klip shfaqet edhe gruaja e tij, edhe ajo e nënshtruar ndaj dhunës së tij deri vonë. Ndryshe nga ai, ajo pasi është ndarë, ka shprehur keqardhjen për mospasjen forcë për ta kundërshtuar më parë.

Një klip që ka shokuar një opinion të tërë dhe që po bën xhiro nëpër të gjitha mediat botërore. Një rast që i ka bërë shumë njerëz të mendojnë dhe të shprehen se një gjyqtar si William Adams, nuk është i aftë të logjikojë drejt dhe të jetë pjesë e një sistemi ligjor. (LajmeShqip.com)