Lajme Shqip Monday, 13 February 2012 11:40

Islamabad – Gjykata Supreme e Pakistanit sot zyrtarisht akuzoi kryeministrin Jusuf Raza Gilani për mosrespektimin e Gjykatës, pasi Qeveria dy vite me radhë refuzon të kërkojë nga Zvicra ripërtëritjen e hetimit për dyshimet rreth korruptimit të presidentit, Asif Ali Zardari.

Gjykata lexoi aktin zyrtar të prokurorisë të kryeministrit, i cili mund të dënohet me gjashtë muaj burg dhe se mund të humbasë funksionin nëse gjykohet.

Kryeministri nuk është i përfshirë me çështjet zvicerane të presidentit, por është i akuzuar për mosrespektimin e Gjykatës, duke mos iu nënshtruar urdhrit të vitit 2009 për kërkimin nga Zvicra për ripërtëritjen e hetimit kundër Zardarit.

Gilani deklaroi se presidenti është viktimë e proçeseve politike dhe sqaroi se ai ka imunitet, i cili nuk lejon të jetë lëndë e hetimit jashtë vendit, argument të cilin Gjykata Supreme e hodhi në instancën e parë.

Gjykata Supreme zhvleftësoi në vitin 2009 dekretin për amnisti të përgjithshme nga viti 2007, me të cilin presidenti lirohet nga hetimi gjyqësor, veçanërisht për dyshimet për tërheqjen e mjeteve shtetërore gjatë viteve 90-të të shekullit të kaluar dhe transferimin e tyre në bankat zvicerane.