Lajme Shqip Wednesday, 26 December 2012 16:35

TETOVE – Aktivistët e lëvijes “Illyricum Libertas” janë dënuar sot me 1 vit burg nga Gjykata e Tetovës pasi vizatuan hartën etnike me moton “Një gjuhë, një komb” në dalje të Tetovës, për të cilën ata u akuzuan për nxitje të urrejtjes dhe tentativë për prishjen e rendit kushtetues.

Në Gjykatën Themelore të Tetovës janë paraqitur sot të tre aktivistët e kësaj shoqate, Rinor Sllova nga Dibra, Petrit Ibrahimi dhe Tonus Papraniku nga Tetova.

Ata më 28 Nëntor 2011, Ditën e Flamurit u arrestuan nga policia ndërsa po vizatonin në grafit Hartën e Shqipërisë Etnike në hyrje të Tetovës nga Shkupi.(LajmeShqip.com)