Lajme Shqip Wednesday, 07 December 2011 09:00

Hagë-Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve ka kërkuar nga udhëheqësit e ri të Libisë që ta informojnë urgjentisht gjykatën lidhur me planin e tyre se kur planifikojnë ta dorëzojnë djalin e Muamer Gadafit.  

Gjykata e Hagës ka bërë të ditur se po kërkojnë nga Libia që informacione urgjente lidhur me një varg çështjesh, përfshirë edhe rastin e djalit të kapur të Gadafit, Seif al-Islam.

Gjykata gjithashtu dëshiron të dijë nëse Seif al-Islam është arrestuar në bazë të ndonjë urdhri të gjykatës dhe nëse është i vërtetë fakti se trashëgimtari i Gadafit po mbahet i izoluar, pa patur të drejtë komunikimi.

Seif është arrestuar me 19 nëntor, gati një muaj pas vrasjes së babait të tij. Ai po mbahet i mbyllur në qytetin Zintan, në jug të Libisë, kanë njoftuar zyrtarët e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit.