Lajme Shqip Friday, 10 May 2013 11:13

Beograd – Shefi i ekipit serb për zbatimin Marrëveshjes së Brukselit, Marko Gjuriq ka thënë se Serbia nuk do të lejojë që për shkak të interpretimeve të ndryshme të Marrëveshjes, ajo të bëhet e pavolitshme për interesat e popullt serb.

Gjuriq i ka thënë gazetës serbe “Politika” se shteti serb nuk lejon që interpretimi i Marrëveshjes, të bëhet në atë mënyrë që ajo të jetë “e keqe për serbët”.

“Situata është e tillë që të dy palët tash për tash në mënyra të ndryshme interpretojnë esencën e disa dispozitave të Marrëveshjes”, ka thënë Gjuriq.

Gjuriq ka përmendur edhe “pasurinë e Serbisë në Kosovë”, si temë e bisedave gjatë takimit të fundit mes delegacioneve në Bruksel.