Lajme Shqip Monday, 27 February 2012 19:37

Deputetët gjermanë kanë miratuar me 496 vota pro paketën e ndihmës për Greqinë. Kancelaria gjermane u bëri thirrje deputetëve që të mbështesin marrëveshjen, por pranoi se nuk ka plotësisht garanci se paketa e ndihmës do të funksionojë.

Edhe pse nuk ishte e domosdoshme, në këtë votim Angela Merkelit i mungoi shumica e koalicionit të saj. Spiegel thotë se simbolika e këtij votimi ka rëndësi pasi nga partitë e koalicionit votuan pro 304 deputetë nga 311 që është shumica për kancelarin. 192 deputetë të opozitës votuan pro gjithashtu.

Gjermania do duhet të paguajë më shumë se çdo vend tjetër për paketën e ndihmës prej 130 miliard euro.

Ndërkohë lufta greko- gjermane në nivel mediatik dhe në opinion publik vazhdon të jetë e lartë. Në mes të këtyre përplasjeve mbërrin një lajm interesant: 20 përqind më shumë grekë kanë mësuar gjermanishten, një gjuhë tek e cila shohin perspektivën e ardhshme ekonomike.