Lajme Shqip Tuesday, 18 August 2015 22:12

Menaxhuesi më i madh i aeroporteve në Gjermani Fraport pas diskutimeve të gjata njoftoi se do të ndërmarrë menaxhimin e 14 aeroporteve në Greqi

Theksohet se kostoja e shitjes së mennaxhimit të aeroporteve ndaj Fraport është 1 miliard e 234 milionë euro.

Sipas deklaratës së Fraport e cila menaxhon edhe aeroportin e Frankfurtit theksohet se vendimi i shitjes do të jetë themelore në bisedimet që janë në vazhdim me Greqinë.

Ndërsa në anën tjetër vendimi i shitjes është njoftuar edhe nga Kryeministri grek, Alexis Tsipras. Theksohet se shitja në fjalë është një kusht i paketës së tretë të shpëtimit e përcaktuar me 86 miliardë euro për Greqinë.

Fraport e cila kishte hyrë në tender me partnerin grek Copelouzos në vitin 2014, kishte marrë mennaxhinim e aeroporteve deri në vitin 2055. Pritet që transferimi i menaxhimit të aeroporteve këtë vit në nisë pa vonesë.