Lajme Shqip Wednesday, 19 August 2015 14:47

​Sot parlamenti Gjerman,Bundestagu, pritet që të miratojë një paketë të tretë për shpëtimin e Greqisë, edhe pse kancelaria Merkel është duke u përballur me pakënaqësi brenda partisë së saj

Disa nga ata janë skeptikë nëse Athina do të jetë në gjendje të paguajë borxhet e saja duke e parë gjendjen që po kalon Greqia, shkruan Euronews, transmeton Express.

Për t’iu kundërvënë kundërshtarëve, qeveria e Merkelit ka këmbëngulur se Greqia do të mbikëqyret më afër gjatë gjithë procesit dhe do ti shlyejë të gjitha kreditë që i detyrohet shtetit gjerman.

Edhe pas fjalëve të saj ekziston akoma ende një pakicë e konsiderueshme brenda CDU, të cilët mund të votojnë kundër paketës së shpëtimit prej 86 miliard eurosh. Ata mendojnë se Greqia nuk do të ketë mundësi të shlyejë borxhet e mara, duke u bazuar në raportin e FMN, e cila ka parashikuar dështimin e paketës së tretë të ndihmës për shtetin Helen