Lajme Shqip Friday, 20 January 2012 08:30

Berlin-Një gjykatë gjermane ka vendosur shtyrjen e vendimit kundër kosovarit Arid Uka, i cili ka pranuar vrasjen e dy ushtarëve amerikanë në një aeroport të Franfurtit vitin e kaluar, për të dëgjuar më shumë dëshmi lidhur me çështjen.

Lajmi konfirmohet nga mediat gjermane, sipas së cilave gjykata kërkon të dijë më shumë lidhur me një raportim në një gazetë gjermane se 21 vjeçari, Arid Uka me origjinë nga Kosova është parë në vbitin 2010 në një dhomë lutjesh të fondamentalistëve islamikë në qytetin boshnjak të Zenicës.

Një hetues federal ka hedhur dyshime lidhur me këtë fak duke dëshmuar në gjykatë së nuk ka prova që Arid Uka të ketë kapërcyer kufirin në Bosnje. Veç kësaj, Uka ka deklaruar para gjykatës se raportimet janë të gabuara.

Vendimi pritet të jepet tani mes 30 janarit dhe 10 shkurtit në mënyrë që gjykata të marrë në pyetje autorin e këtij lajmi. Uka u arrestua në vendin e krimit menjëherë pas sulmit dhe pranoi vrasjet sapo nisi procesi. (LajmeShqip.com)