Lajme Shqip Thursday, 12 May 2011 22:12

Gjenevë – Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Mun, dje bëri thirrje për ndërprerje urgjente të zjarrit në Libi.

Ban deklaroi se ka biseduar me përfaqësuesit e regjimit të Moamer Gadafit, me ç’rast ka kërkuar nga ata që forcat qeveritare të ndalojnë që t’i sulmojnë civilët. Ai theksoi se është e domosdoshme që punonjësit humanitar të marrin qasje të papenguar deri te njerëzit të cilët kanë nevojë nga ndihma e tyre.

Sekretari i përgjithshëm i KB-së kërkoi nga Siria që t’i lejojë ekipit ndërkombëtar për vlerësim të nevojave humanitare që t’u mundësohet qasje deri te obsesionimi i forcave libiane për sigurimin e qytetit Dera. Ai shprehu zhgënjim se ekspertët ende nuk janë lëshuar në Dera, edhe pse ka fituar bindje personale për atë nga presidenti sirian, Bashar al Asad.

Ban shprehu brengosje me rastin e përleshjeve të mëparshme midis myslimanëve dhe kopteve në Egjipt. Në dhunimet, të cilat shpërthyen ditën e shtunë në lagjen e banuar në Kairo, e humbën jetën 12 persona, ndërsa u plagosën 232 njerëz.