Lajme Shqip Saturday, 04 February 2012 16:07

Moskë- Në Këshillin e Sigurimit të KB-së mund të ndodhë “edhe një skandal” për SHBA-në nëse arrijnë sot ta vendosin për votim projekt-rezolutën e KS-së për Sirinë. Këtë e deklaroi sot Sergej Llavrov, ministër rus i Punëve të jashtme.

“Nëse dëshirojnë edhe një skandal në KS të veten e tyre, ne sigurisht nuk do të mund t’i parandalojmë”, deklaroi ai dhe shfaqi shpresë se projekt-rezoluta nuk do të vihet në votim sespe janë disa ndryshime të caktuara ruse në dokument.

Llavrov shtoi se dje ia ka dërguar ndryshimet sekretares amerikane të Shtetit dhe përfaqësuesit rus në KB. Ato sipas tij janë ndryshime “të matura” dhe “objektive”.