Lajme Shqip Monday, 04 April 2011 10:40

Paris – Hetuesit francezë thonë se i kanë gjetur disa mbetje të aeroplanit të kompanisë ajrore franceze, që u përplas në Atlantik, para afro dy vitesh.

 

Fluturimi 447, nga Rio de Zhanejro për në Paris, u përplas në Oqeanin Atlantik, më 1 qershor të vitit 2009, me ç’rast e humbën jetën të 228 udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit.

 

Ky ishte incidenti më vdekjeprurës në historinë ajrore të Francës