Lajme Shqip Friday, 13 April 2012 10:04

Pesë veta janë vrarë në afërsi të liqenit të Hekuranës së Shkupit. Burime jozyrtare bëjnë të ditur se të vrarët janë të moshës së mitur dhe që të gjithë janë të nacionalitetit maqedonas.

Trupat e pajetë janë gjetur në afërsi të dy makinave, ndërsa janë zbuluar nga peshkatarë 30 minuta para orës 22.00.

Aty pranë në liqenin e fshatit Smillkovski të Shkupit, janë parë njolla gjaku dhe gëzhoja dhe sipas informacioneve të para nga policia bëhet fjalë për vrasje.

Zona ky është kryer vrasja vazhdon te jetë e rrethuar me forca policore, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme nuk jep informacione lidhur me rastin.