Lajme Shqip Sunday, 20 March 2011 11:27

Osaka – Një grua 80-vjeçare dhe një djalosh 16-vjeçar janë gjetur të gjallë nëntë ditë pas tërmetit katastrofik dhe cunamit në Japoni, lajmëruan mediat lokale.

Gruaja dhe djaloshi janë gjetur nën rrënoja pasi që kanë reaguar në sinjalet e ekipeve shpëtuese. Ata janë gjetur në qytetin Ishinomaki, në prefekturën Mijagi. Pas shpëtimit të tyre, rriten shpresat se mund të gjenden ende të mbijetuar.

Sipas informacioneve të fundit, në katastrofën natyrore në Japoni kanë vdekur 8133 persona, ndërsa si të zhdukur konsiderohen 12.272 persona.