Lajme Shqip Friday, 24 February 2012 10:00

Tuniz – Përfaqësues të rreth gjashtëdhjetë vendeve do të tubohen  sot  në kryeqendrën e Tunizisë, që të shqyrtojnë se si ta ndihmojnë popullit sirian.

Konferenca ndërkombëtare është organizuar nga Liga Arabe dhe në të marrin pjesë shtete arabe dhe perëndimore, si dhe përfaqësues të opozitës siriane.

Kina dhe Rusia, të cilët e mbështesin regjimin e presidentit sirian Bashar al Asad, e bojkotojnë konferencën në Tunizi. Të dy vendet kumtuan se janë kundër çdo përzierje të huaj në Siri.

Shtetet, të cilat do të marrin pjesë në tubimin në Tunizi, dëshirojnë t’i dërgojnë porosi të qartë regjimit në Damask që t’i ndërpresë represionet.

Pika tjetër kryesore e forumit është ndihma humanitare. Shefi i diplomacisë franceze Alen Zhipe konsideron se në Siri duhet të hapen korridore humanitare, por Moska është kategorikisht kundër kësaj ideje.

Në Siri nga filli i kryengritjes para 11 muajve janë vrarë mbi 6.700 persona, tregojnë të dhënat e organizatave joqeveritare.