Lajme Shqip Thursday, 16 February 2012 08:50

Mir Ali – Gjashtë persona janë vrarë gjatë sulmit ajror amerikan në Pakistan, kumtuan përfaqësuesit e shërbimit pakistanez të zbulimit.

Aeroplani pa pilot ka shkatërruar me dy raketa një shtëpi në fshatin Spelga në rajonin fisnor të Vazaristanit Verior, i cili kufizohet me Afgansitanin dhe konsiderohet si bazë kryesore e talebanëve dhe Al Kaedës në Pakistan. Identiteti i të vrarëve nuk dihet, por ata me siguri janë kryengritës islamikë.

Që me marrjen e detyrës nga presidenti Barak Obama, SHBA-ja ka rritur dukshëm sulmet me aeroplanë pa pilotë në Pakistan.