Lajme Shqip Wednesday, 01 February 2012 19:31

Bukuresht – Në 24 orët e kaluara si pasojë e të ftohtit të madh në Rumani jetën e humbën gjashtë persona.

Viktimat janë të pastrehë nga qarqet Arad, Vrança, Satu, Mare, Dambovica dhe Jash.

Rreth 346 persona pa shtëpi të tyre ose me hipotermi janë transferuar me ndihmë të shpejtë deri te instuitucionet shëndetësore adekuate ose qendrat sociale.

Nga fillimi motit të ftohtë në Rumani numri i të vdekurve nga ngrirja arriti në 14 persona.

Gjatë natës temperaturat në pjesën qendrore të Rumanisë arritën deri në minus 32 gradë Celsius, që është rekord temperatura e ulët  nga fillimi i dimrit.

Temperatura në kryeqytetin e Rumanisë në Bukuresht arriti deri në minus 22 gradë.