Lajme Shqip Thursday, 12 May 2011 21:54

Shkup- Ish-kryeministri i Maqedonisë, ka thënë se qeveria e ardhshme duhet të fitojë mandat për zgjidhjen e kontestit mes Athinës dhe Shkupit, pasi që çështja e emrit gjithnjë e më tepër po bëhet masë manipulimi nga ana e partive politike. Ai këto komente i ka bërë pas takimit me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni, Philip Reeker, në rezidencën amerikanë në Shkup. “Nuk dëshirojë të komentojë deklaratën e presidentit Gjorge Ivanov, dhënë në Gjenevë para disa ditëve. Ai në një fjali tha se është kundër propozimit që Maqedonia të merr emër me parashtresë gjeografike, ndërsa në të njëjtën fjali Ivanov pranon se qeveria ka dhënë pëlqim që emri i vendit të jetë Republika e Maqedonisë (Shkupi). Presidenti i shtetit është kundër parashtresës gjeografike, ndërsa nuk i pengon prapashtesë me toponime, duhet dikush t’i shpjegojë se topografia është pjesë e gjeografisë, prandaj nuk e kam të qartë se çfarë bën kreu shtetëror, tallet apo e nënçmon inteligjencën e këtij populli”, ka thënë Georgievski. VMRO-Popullore mbetet në qëndrimin se çështja e emrit është politikë, e cila kërkon guxim dhe përgjegjësi që të zgjidhet.