Lajme Shqip Saturday, 14 May 2011 22:48

Shkup – Kjo qeveri e ka shkatërruar ekonominë e Maqedonisë. Shteti është në vendin e fundit në Evropë sipas standardit, ndërsa 200 mijë qytetarë, që para 10 vjetësh kanë qenë klasë e mesme, tani luftojnë për koren e bukës. Ky ka qenë prononcimi i kryetarit të nderit nga VMRO-Popullore, Lubço Georgievski, para qytetarëve të komunës Mogilla. Ai ka thënë se kjo qeveri vetëm e ka bërë borxhli shtetin me ndërtimin e objekteve absurde.

”Sot, kur po i shikoni spotet në televezione se si kanë blerë autobusë në Shkup, se si kanë bërë përmendore dhe se si kanë bërë me ar teatrin, mos harroni se ato reklama do t’i paguajmë ne, në vitin 2015 me 500 milionë euro borxh këst vjetor”, ka thënë Georgievski. Sipas tij, Qeveria e ka terrorizuar popullin, duke e mbajt atë të varur nga sistemi i dënimeve rigoroze.

”E gjithë ajo politikë ndëshkuese e qeverisë është mirë e menduar me qëllim për ta mbajt popullin në kontroll, ta hesht, të mos flitet kundër qeverisë. Dhe, kur do t’u dënojnë nesër do të shkoni në polici të luteni dhe me këtë do luteni në Shtabin e VMRO-së”, ka thënë Georgievski. Ndryshe, nga kjo parti kanë ftuar qytetarët që të mos frikësohen nga presionet dhe më 5 qershor të dalin të votojnë dhe t’i thonë stop totalitarizmit.