Lajme Shqip Thursday, 07 April 2011 16:27

Bagdad – Administrata e Barak Obamas  mund t’i lërë njësitë ushtarake amerikane në Irak edhe pas përfundimit të afatit për tërheqje në 31 dhjetor këtë vit, nëse Qeveria irakiane e kërkon këtë, deklaroi ministri i Mbrojtjes i SHBA-së Robert Gejts.

“Irakianët  duhet “shumë shpejt” të sjellin vendim që të mund Pentagoni të organizojë vazhdimin eventual të pranisë amerikane në shtet”, theksoi Gejts i cili gjendet për vizitë në Irak.

“Kemi dëshirë  të mbetemi edhe pas vitit 2011, por kemi shumë detyra, jo vetëm në Afganistan dhe Libi, por edhe në Japoni  ku 19 anije amerikane dhe rreth 18.000 ushtarë  ndihmojnë në përballjen me pasojat nga tërmeti, cunami dhe avaria e AEC Fukushima”, deklaroi Gejts.

Në Irak për momentin ka rreth 47.000 ushtarë amerikan të cilët në grupe më të mëdha, do të fillojnë ta lëshojnë shtetin deri në fund të verës apo fillimin e vjeshtës.