Lajme Shqip Thursday, 31 March 2011 19:22

Uashington – Ministri i Mbrojtjes të SHBA-së Robert Gejts deklaroi se jo vetëm 

Gejts refuzoi t’i komentojë operacionet e mundshme të CIA-s në Libi, por e bindi Kongresin  se nuk do të ketë intervenim këmbësorik amerikan në vend.

Ndërsa për atë që ka të bëj me stërvitjen dhe dhënien e ndihmës kryengritësve, kjo nuk është aftësi unikate e SHBA-së dhe shumë shtete të tjera do të mund të përballen me detyrën, tha Gejts.

Dje presidenti i SHBA-së Barak Obama urdhëroi CIA-n  të zbatojë operacione sekrete në Libi në mbështetje të kryengritësve.

“Liderët libianë Moamer Gadafi do të rrëzohet nga pushteti për çdo çmim me kalimin e kohës nga populli i tij si rezultat i masave politike dhe ekonomike kundër regjimit”, tha Gejts.

Ai megjithatë, theksoi se largimi i Gadafit “nuk është pjesë e detyrës ushtarake” të forcave të koalicionit, të cilët e zbatojnë rezolutën 1973 të Këshillit të Sigurisë të KB-së.