Lajme Shqip Wednesday, 13 April 2011 06:32

Nju-Jork – Ish presidenti i Bregut të Fildishtë, Loran Gbagbo është transferuar nga Abixhani, vetëm një ditë pasi u arrestua nga forcat e Alasan Uatarës, kumtoi sot zëdhënësi i KB-së, Fahrah Hak.

Gbagbo pas arrestimit ishte transferuar në selinë e Uataras në hotelin Golf në Abixhan, por Hak tha se më nuk është atje. Hak nuk zbuloi hollësi për lokacionin e ri, por me siguri do të transferohet në veri të shtetit ku Uatara ka më tepër ithtarë.

Liderët ushtarakë, të cilët luftuan për Gbagbon u betuan sot në besnikëri ndaj kundërshtarit të tij, lajmëruan mediat lokale.