Lajme Shqip Wednesday, 06 April 2011 06:31

Paris – Presidenti i Bregut të Fildishtë, Loran Gbagbo deklaroi se nuk e njeh fitoren e Alasan Uatarës, me çka hodhi poshtë kërkesën e Parisit dhe të KB-së.

“Nuk e njoh fitoren e Uatarës. Pse dëshironi të nënshkruaj një gjë të tillë?”, deklaroi ai për televizionin LCI. Franca dhe KB-ja kërkuan që ai të nënshkruajë dokument me të cilin heq dorë nga pushteti në vend dhe e njeh Uatarën për president.

“Jeta e një shteti bëhet investim në një lojë pokeri të kapitaleve të huaja”, deklaroi ai. Dhjetëra njerëz janë vrarë në ditët e kaluara në Abixhan, qyteti më i madh në këtë vend në përleshjet mes forcave të Uatarës dhe Gbagbos.