Lajme Shqip Saturday, 24 March 2012 16:25

Pjesëmarrja e gjigantit energjetik rus “Gazprom” në shpërndarjen e gazit natyror në tregun evropian, vitin e kaluar u rrit për tre qind pikë dhe arriti 27 për qind, deklaroi njeriu i parë i kompanisë, Aleksej Miler.

Në fjalimin në tubimin kushtuar çështjeve lidhur me distribuimin e gazit rus në vendet e huaja, që mbahet në vendin Kirishi në rajonin e Sant Petersburgut, Miler përkujtoi se në vitin 2010 pjesëmarrja e “Gazprom”-it në tregun evropian ishte 24 për qind.

Sipas Milerit, gjatë vitit 2011 “Gazprom” në tregun energjetik evropian ka distribuuar 150 miliardë metra kubë gaz.

Ekspertët vlerësojnë se deri në vitin 2020 nevojat për gaz në Evropë do të rriten për rreth 100 miliardë metra kubë dhe do të arrijnë rreth 370 miliardë metra kubë.

Kjo, sipas Milerit, do të paraqes mundësi e mirë për “Gazprom” që ta rritë eksportin e gazit dhe ta përforcojë pozitën e tij në tregun energjetik.