Lajme Shqip Thursday, 31 March 2011 19:01

Athinë Të punësuarit në Agjencinë greke ANA-MPA prej sot filluan grevën njëjavore  në protestë për shkak të uljes së rrogave të tyre.

Greva do të zgjasë deri më 6 prill deri atëherë agjencia  nuk do të emitojë lajme në periudhën prej orës 9 deri n 12 prej  14 deri 17 dhe prej 21 deri në 24.

Protestat të ngjashme të punësuarit në ANA-MPA organizuan prej 24 deri 28 mars.

Sipas Sindikatës së të punësuarve në agjenci, qëllimi i grevës është të ndërpritet ulja e paraparë e rrogave  për 10 për qind dhe agjencia  të shndërrohet  në shtetërore, me ç’rast “do të bëhet e  prekshme  me shkurtimin e buxhetit shtetëror”  të ndërmarrë për shkak të krizës financiare.

Gazetarët kërkojnë të respektohen  marrëveshje kolektive me të cilat garantohet shuma e dakorduar më herët  e rrogave.