Lajme Shqip Sunday, 19 February 2012 09:30

Berlin-Joachim Gauck, ish aktivist i të drejtave të njeriut në Gjermaninë Lindore do të jetë presidenti i ardhshëm i Republikës së Gjermanisë.

Vetë kancelarja gjermane Angela Merkel ka konfirmuar këtë fakt.

Ajo ka pranuar kështu kandidatin e opozitës për president dhe mbështetja e saj i siguron Gauck, postin e kreut të shtetit.

Gauck ka marrë tashmë mbështetjen e aleatëve të Merkel në koalicionin qeverisës si dhe të opozitës social demokrate.

Të premten ish presidenti Christian Wulff, dha dorëheqjen pas një kërkese të prokurorisë së Hanoverit për ti hequr imunetin në menyre që të hetonte për dyshimet për korrupsion. (LajmeShqip.com)