Lajme Shqip Friday, 01 April 2011 06:35

Kajro – Disa bashkëpunëtorë të afërt të Moamer Gadafit kanë ikur nga Libia në Tunizi, lajmëroi mbrëmë televizioni Al Xhazira, një ditë pas ikjes së ministrit të Punëve të Jashtme, Musa Kusa në Londër.

Sipas televizionit, në grup janë kryetari i Koorporatës nacionale të naftës Shukri Ganem, kryetari Kongresit të përgjithshëm popullor Mohamed Abdel Kasim al Zavi, shefi i zbulimit të jashtëm Abuzeid Dorda dhe diplomati i lartë, i angazhuar për çështje evropiane, Abdelati al Obejdi.

Ndërkohë shefi i Korporatës nacionale të naftës libiane demantoi se e ka braktisur vendin.

“Kjo nuk është e saktë, ende jam në kabinetin tim dhe për një kohë të shkurtë do të mbaj fjalim edhe përmes televizionit”, deklaroi Ganem.