Lajme Shqip Thursday, 31 March 2011 19:07

Tripoli – Lideri libian Moamer Gadafi e paralajmëroi Perëndimin se kanë filluar luftë midis krishterëve dhe myslimanëve, e cila mund të dalë jashtë kontrollit.

“Nëse ata vazhdojnë me aksionet e tanishme, bota do të hyjë në luftë të kryqëzatave. Ata filluan diçka shumë të rrezikshme, që nuk mund të vendoset nën kontroll”, thuhet në mesazhin e Gadafit për të cilën njoftoi televizioni shtetëror.

“Ata i shkatërruan interesat e përbashkëta të popujve të tyre dhe të popullit libian, e prishën paqen dhe vrasin civilë… Dëshirojnë të kthehen në shekullin e mesëm”, thuhet në mesazhin e lexuar në Televizionin libian.

Nga fillim i i luftës Gadafi çdo ditë paraqitej në medium. Tashmë disa ditë askush nuk e ka parë. Burime qeveritare pohojnë se ai e kishte patjetër të zhvendoset nga rezidenca në Tripoli, e cila u bombardua nga koalicioni.