Lajme Shqip Wednesday, 24 August 2011 17:27

Kajro – Moamer Gadafi dhe ithtarët e tij tashmë nuk kontrollojnë 95 për qind të territorit të vendit.

Sundimi i Gadafit përfundoi, deklaroi sot për televizionin Al Xhazira koloneli Abdallah Abu Afra, i cili është njëri nga zëdhënësit e komitetit ushtarak të Këshillit Kalimtar Nacional Libian.

Ata që e kontrollojnë kompleksin Bab al Azisia në Tripoli, ata e kontrollojnë edhe Libinë. I tillë është realiteti. Sipas neshe me Gadafin është përfunduar, deklaroi zëdhënësi i kryengritësve.

Sipas një përfaqësuesi tjetër të kryengritësve forcat lojale të Gadafit po bombardojnë rajone në pjesën qendrore të Tripolit, duke përfshirë kompleksin e gadafit, i cili dje ishte marrë nga kryengritësit. janë sulmuar edhe kuarti Al Mansur dhe rajoni rreth hotelit “Riksos”, ku ndodhen gazetarët e huaj.

Ekzistojnë informata për përleshje edhe në pjesën jugore të kryeqytetit të Libisë, ku sipas disa kryengritësve ndodhet Gadafi. Sipas zëdhënësit të kryengritësve Abdulrrahman, gadafi sipas të gjitha gjasave ndodhet në rajonin Al Hadbha al Hidra.

Forcat lojale të Gadafit sot e sulmuan me raketa dhe tanke qytetin Axhelat, i cili ndodhet qindra kilometra në perëndim të Tripolit. Al Xhazira kumtoi se kryengritësit po negociojnë me liderët fisnor në Sirt, vendlindja e Gadafit, me qëllim që të hyjnë në qytet pa luftime.

Në rajonin e qytetit Al Xhauhad kryengritësit hasën në rezistncë të papritur nga ana e forcave lojale të Gadafit, deklaroi komandanti i kryengritësve në frontin perëndimor Fauzi Bukatif. Forcat e Gadafit formuan disa linja mbrojtëse, me qëllim që ta parandalojnë përparimine  kryengritësve drejt Sirtit. Sipas Fauzi, janë të vogla gjasat që Sirti të dorëzohet.

Rreth  85 nga gjithsejt 165 ambasada libiane në botë kaluan në anën e Këshillit kalimtar nacional libian, kumtoi përfaqësuesi i përkohshëm i Libisë në Manilë.

Gjatë disa muajve të kaluar, diplomatët libianë ngadalë kaluan në anën e kryengritësve, por numër më të madh të rasteve pati këtë javë.