Lajme Shqip Sunday, 20 March 2011 10:38

Tripoli – Libia do ta shfrytëzojë të drejtën e saj të vetëmbrojtjes në pajtim me nenin 51 nga Kushtetuta e OKB-së, deklaroi Moamer Gadafi në audio xhirimin e shkurtër e cila mbrëmë u emetua në televionin libian pasi që forcat perëndimore e sulmuan vendin.

Gadafi sulmet i quajti “agresion kolonial i kryqtarëve, e cila mund të shkaktojë luftë të re kryqëzate”.

Sipas tij, Deti Mesdhe dhe Afrika Veriore veçmë janë fushë beteje.

“Interesat e shteteve në Mesdhe prej tani e tutje i imponohen rrezikut për shkak të sjelljes agresive. Për fat të keq, caqe detare dhe ajrore në Mesdhe, pavarësisht se nëse janë ushtarake ose civile, do t’u ekspozohen rrezikut real, sepse rajoni i Detit Mesdhe dhe Afrikës Veriore u bënë fushë beteje pas agresionit ushtarak”, deklaroi Gadafi.