Lajme Shqip Sunday, 17 July 2011 13:59

Tripoli – Asnjëherë nuk do t’i pranoj kërkesat për ta lëshuar vendin e gjyshërve të mi, deklaroi lideri libian Moamer Gadafi, duke e komentuar presionin e përforcuar ndërkombëtar për largimin e tij nga pushteti.

“Kërkojnë nga unë qa ta braktisi Libinë. Kjo është qesharake. Asnjëherë nuk do ta lëshoj vendin e gjyshërve të mi, e as popullin tim i cili po sakrifikohet për mua”, deklaroi Gadafi duke u drejtuar para disa mijëra ithtarëve të tij në qytetin Zavia, 50 kilometra larg Tripolit, duke theksuar se është i gatshëm ta sakrifikojë jetën e tij për popullin.

Reaksioni i Gadafit vijon pas takimit të Kontakt grupit për Libinë, që u mbajt ditën e enjte dhe të premte në Stamboll, në të cilin Këshilli Kalimtar Kombëtar opozitar u njoh si pushtet i pestë i vendit, ndërsa nga lideri libian u kërkua që të tërhiqet nga pushteti.

Ndërkohë, forcat eNATO-s gjatë natës së kaluar dhe paradite i vazhduan sulmet ajrore ndaj Libisë. Vetëm në Tripoli, gjatë natës kanë shpërthyer të paktën 13 shpërthime.

Televizioni shtetëror libian “Al Xhamahiria”, publikoi se “agresorët kolonial të kryqëzuar”, duke mendua në forcat e NATO-s, kanë sulmuar objekte civile dhe ushtarake në lagjet Ain Zara dhe Taxhura në pjesën lindore të Tripolit.

Televizioni pohoi se në këto sulme kishte edhe viktima, por nuk theksoi numra konkrete.