Lajme Shqip Wednesday, 31 August 2011 18:36

Tripoli – Komandanti i kryengritësve libianë Abdel Hakim Belhaxh deklaroi se ka marrë një thirrje telefonike nga djali i Moamer Gadafit, Al Saadi, i cili ka negociuar për kushtet për dorëzimin e tij.

“Al Sadi së pari më kërkoi dje dhe më pyeti nëse mund t’ia garantoj sigurinë”, theksoi Belhaxh, duke shtuar se përgjegjia e tij ka qenë se djali i Gadafit nuk do të lëndohet, por se do të trajtohet në pajtim me ligjin.

Belhaxh theksoi se Al Sadi sot përsëri e ka kërkuar, por nuk iu është përgjigjur thirrjes.