Lajme Shqip Wednesday, 07 September 2011 10:31

Tripoli – Moamer Gadafi e braktisi qytetin libian Bani Valid dhe lëvizi në jug, drejt Çadit dhe Nigerit, me ndihmë të kryepleqve fisnorë, të cilët i janë besnikë, deklaroi një përfaqësues i lartë ushtarak për mediat perëndimore.

Hisham Bagijar i cili i  koordinon përjekjet për zbulim të Gadafit, tha se ish lideri libian është e mundur të jetë në rajonin rreth fshatit libian Giat, 950 kilometra në jug të Tripolit dhe 300 kilometra në veri të kufirit me Nigerin.

Atje është parë para tre ditëve. “Burime të ndryshme na treguan se po tenton të lëviz në jug, drejt Çadit dhe Nigerit”, deklaroi Bagijar.

Ministri i Punëve të Brendshme të Nigerit mohoi se nga Libia në Niger kanë hyrë qindra automobila. Sipas tij, vetëm shefi i bridagave për siguri të Gadafit, Mansur dhe familja janë në Niger. Labo shtoi se nuk ka informata se Gadafi është në Niger. Qeveria e Burkina Fasos kumtoi se nuk kanë marrë kërkesë për azil nga Gadafi.