Lajme Shqip Saturday, 02 July 2011 12:47

Tripoli – Lideri libian Momaer Gadafi u kërcënua se do të kryejë sulme në Evropë nëse NATO nuk e ndërpret intervenimin ajror mbi Libinë.

“Këto njerëz vrasës  janë në gjendje një ditë ta transferojnë luftën në Evropë, t’i sulmojnë shtëpitë tuaja, zyrat, familjet, të cilët do të bëhen caqe legjitime, siç i sulmoni ju shtëpitë tona” deklaroi mbrëmë Gadafi.

“Mund të vendosim ndaj jush të sillemi në mënyrë të njëjtë. Nëse kështu vendosim, atëherë jemi në gjendje të nisemi drejt Evropës si karkalec, si bletë. Ju sugjerojmë të tërhiqeni para se të përballeni me katastrofën”, shtoi lideri libian.

Ai e këshilloi NATO-n t’i aterojë aeroplanët e vet dhe të bisedoj me popullin libian, duke mohuar urdhër arrestin të cilin e dha Gjykata Penale Ndërkombltare nën akuzën për krime të kryera  kundër njerëzimit.

Gadafi deklaratën e tij e dha nëpërmjet telefonit, duke ju drejtuar miliona ithtarëve të tij të cilët u tubuan në sheshin e Gjelbër në Tripoli.