Lajme Shqip Friday, 06 May 2011 19:13

Bruksel – Ndikimi politik, presioni ekonomik ndaj medieve dhe dhuna ndaj gazetarëve në vendete e Ballkanit Perëndimor dhe Turqi janë brengosëse për Komisionin Evropian, deklaroi sot komisari për zgjerim të KE-së Shtefan Fyle në hapjen e konferencës “Fol”!, që mbahet në Bruksel. Sipas tij, është e nevojshme kornizë e fuqishme ligjdhënëseve që të ndërpritet kërcimi nga ndikimi politik në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi. Ai vlerëson se ligjet tashmë janë miratuar në disa nga këto vende janë të mira, por se duhet t’i kushtohet kujdes ligjeve dhe normave të cilat ndikojnë në punën e medieve, si për shembull shpifja. “Disa nga mediet përballen me presion ekonomik, por gjithnjë e më shumë dëgjoj për presion indirekt, kur gazetarët konsiderohem si kërcënim për interesat e dikujt. Edhe një arsye për brengosje është struktura pronësore e medieve. Kur krimi i organizuar është kërcënim botëror, vështirë është të mendohet se mediet do të lihen anash. Me rëndësi është të shihet kush është pronari i vërtet i medieve”, ka thënë Fyle.

Kur ndikimi politik dhe presion ekonomik nuk arrijnë atëherë siç tha, shpesh përdorin dhunën dhe kërcënimin. “BE edhe më tej do të tentojë dhe do të kërkojë rezultate pozitive nga hetimi për rastet e dhunës ndaj gazetarëve. Patjetër duhet të ketë proces ligjor i cili do të përfundojë me aktgjykim”, është decid eurokomisari për zgjerim.

Strategjia për zgjerim nga 2001, sipas eurokomisarit, tregoi se liria e shprehjes të medieve janë çështje të cilat përballen stagnim apo edhe më keq kthim prapa në lidhje me arritjet e mëparshme. “Të jesh anëtare e Bashkimit Evropian do të thotë zbatim dhe plotësim i standardeve, potencoi Fyle, por edhe eurokomisarja Neel Kros e cila është decide se do të insistoi nga vendet potenciale anëtare në Union t’i respektojnë standardet për lirinë e shprehjes të medieve. Përshtypja e përgjithshme e pjesëmarrësve është se problemi me lirin e shprehjes dhe mediet nuk janë vetëm problem i Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, por edhe i Evropës në përgjithësi. Në fund të konferencës pritet të sillen konkluzione për atë si të përmirësohet gjendja me mediet dhe liria e shprehjes në vendet e Ballkani Perëndimor dhe Turqisë. Në konferencë marrin pjesë 400 përfaqësues të medieve dhe organizata qytetare. Mes të cilave janë edhe disa redaktorë kryesor nga Maqedonia dhe përfaqësues të OJQ-së.