Lajme Shqip Wednesday, 08 May 2013 16:36

Bruksel – Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Stefan Fyle, dekalroi se perspektiva e integrimit Evropian mbetet e hapur për të gjitha vendet në rajon, por kjo sipas tij kërkon përcaktim dhe përpjekje të vërteta.

Në një deklaratë për Ditën e Evropës, Fyle kërkoi që liderët të mendojnë dhe të veprojnë në mënyrë evropiane.
“Sot është një ditë e rëndësishme për Evropën, momenti t’ia rikujtojmë vetes se çfarë është projekti Evropian dhe se çfarë duhet bërë që të jemi pjesë e tij. Para më shumë se 60 vitesh Robert Schuman e shprehu vizionin e tij për një ‘Union sa më të afërt’ të kombeve evropiane. Ne ende edhe sot jemi duke e shtyrë përpara këtë ide. Kroacia së shpejti do të bëhet anëtari i 28-të dhe ‘dhoma e pritjes për Ballkanin Perëndimor’ ende është shumë nga të qenit e zbrazët. Kjo tregon se vizioni i Shumanit vazhdon të inspirojë dhe fuqizojë stabilitetin dhe progresin e Evropës”, thekson ai.
Sipas tij, hyrja e Kroacisë i shton një vrull zgjerimit të Bashkimit Evropian.
Rezultate inkurajuese ka edhe në disa pjesë të tjera të Ballkanit Perëndimor: Serbia dhe Kosova kohët e fundit kanë arritur një marrëveshje historike, ndërsa Mali i Zi është duke ecur përpara në procesin e aderimit.